Legjenda e Interit, Giuseppe Bergomi ka deklaruar se Paolo Maldini duhet të kishte pranuar ofertën e Milanit për punë.
Heroit të Rossonerëve i ishte ofruar roli i drejtorit teknik nga pronarët e ardhshëm kinez, por ishte i pabindur dhe e refuzoi atë, por ka marrë kritika nga disa.
“Nuk pajtohem me mikun tim Paolo Maldini”, ka thënë Bergomi për Il Giorno, transmeton Telegrafi.
“Në vend të tij unë do të kisha pranuar ofertën e pronarëve të ri të Milanit”.
“Dikush si ai do ti kishte mësuar të gjithë pas një muaji në klub!”, përfundoi ish-kapiteni i Interit. /Telegrafi/