Telegrafi

Legjenda e Interit: Icardi nuk është lideri ynë

Legjenda e Interit, Beppe Bergomi, beson që Mauro Icardi nuk është lider dhe se Joao Miranda është më shumë shembull. 

Icardi është kapiten i Nerazzurrëve, por pas asaj që ndodhi me fansat thotë sulmuesi nuk i inspiron më.

“Ne e kemi Icardin, që nuk është lider, por më shumë është një solo artist”.

“Ai duhet të bëjë më shumë për skuadrën. Ai nuk e ka përsëritur më ndeshjen me Juventusin që më ka pëlqyer shumë”.

“Mendoj që Miranda është një lider, por unë mendoj që është më i heshtur , por mendoj që është një shembull”, ka thënë Bergomi për Sky.  /Telegrafi/