Telegrafi

Legjenda e futbollit Stoichkov: Sa herë Griezmann është në fushë, Barcelona luan me dhjetë lojtarë

Pjesëmarrja e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2020/21 tani ka mbaruar me eliminimin nga PSG.

Atmosfera përreth klubit është më e mirë pasi ardhje në krye të Joan Laportas.

Hristo Stoichkov ka folur për Antoine Griezmann, duke thënë se që sa herë që ai luan, Barcelona luan me dhjetë lojtarë.

“Sa herë që Griezmann është në fushë, Barcelona po luan me dhjetë lojtarë”.

“Nëse ata duan të bëjnë diçka të mirë në planin afatgjatë, duhet ta shesin atë”.

“Trincao dhe Braithwaite duhet të jenë në ekip, çfarë po bën Griezmann atje?”, ka thënë Stoichkov në një intervistë për Sportsport.ba.

Barcelona pagoi 120 milionë euro për të blerë Griezmann nga Atletico Madridi dhe lëvizja nuk ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm. /Telegrafi/