Site icon Telegrafi

Legjenda e futbollit merr gruan e tretë, megjithëse është 75-vjeçar (Foto)

Legjenda braziliane e futbollit, Pele, është martuar për herë të tretë në një ceremoni të vogël në Sao Paulo të shtunën në mbrëmje.

Ish-ylli i Santosit u martua me të dashurën e tij me të cilën është bashkë që gjashtë vjet.

75-vjeçari dhe Marcia Cibele Aoki kishin planifikuar të martoheshin dy vjet më herët, por kishin shtyrë ceremoninë pas problemeve shëndetësore të legjendës.

Pele ka tre fëmijë me gruan e parë, Rosimeri Cholbi, me të cilën ishte i martuar për 12 vjet, dhe ka dy fëmijë me gruan e dytë, Assiria Nascimenton, me të cilën ishte 14 vjet bashkë.

 

Exit mobile version