Drejtori i Fiorentinas dhe legjenda e klubit, Giancarlo Antognoni, e ka krahasuar të riun italian Federico Chiesa me Gareth Bale.
Mesfushori është vetëm 21 vjeç, por ka 100 ndeshje në garat zyrtare me Fiorentinën dhe 11 ndeshje me Italinë.
“E vërteta është se Chiesa është një lojtar evropian, nuk ngjan me italianët”.
“Në Itali kemi pasur sulmues me karakteristika të ndryshme, si miku im Bruno Conti ose në kohët e sotme Lorenzo Insigne”.
“Chiesa ka aftësi dhe cilësi të driblimit, por edhe qëndrueshmëri, ritëm dhe fuqi”.
“Ai është një Gareth Bale i ri, i cili ju çmend dhe nuk dorëzohet kurrë”, ka thënë Antognoni.
Chiesa po kërkohet nga shumë klube si në Itali ashtu edhe jashtë me Juventusin dhe Interin që janë në krye të garës. /Telegrafi/