Harry Kane e ka nisur për mrekulli aventurën e tij te Bayern Munich, duke shënuar gola shumë të rëndësishëm.
Sulmuesi anglez në 11 ndeshje në Bundesliga ka realizuar 17 gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë duke prirë në listën e top shënuesve në elitën e futbollit gjerman.
Megjithatë anglezi do ta ketë para vetës një ojbketiv për ta thyer rekordin e polakut Robert Lewandowski.
Reprezentuesi polak në sezonin 2020/21 ishte i jashtëzakonshëm duke realizuar 41 gola në Bundesliga dhe shtoi shtatë asistime.
Legjenda e Bayernit, Lothar Matheus është i bindur se Kane do ta thyej rekordin e Lewandowskit kur kanë mbetur edhe 25 ndeshje deri në fund.
“Pas ruajtjes së trendit pozitiv ndaj ekipeve jo të lehta në mbrojte si Dortmundi dhe Heidenheim, jam i bindur se Kane do ta thyej rekordin e Robert Lewandowskit. Rruga është e gjatë, vetëm ndonjë dëmtim i rëndë do ta bënte të pamundur, por s’besoj, marrë në konsideratë rezistencën e anglezit”.
“Ai ka luajtur në Ligën Premier, kampionati më dinamik dhe ia ka dalë, ndërsa Gjermania disi më e butë në ndërhyrje. Interpretimi i pykës së kampionëve në ligë vërtetë speciale”.
“Mjeshtëria në ndaljen e topit, ekzekutimin e goditjeve, qetësia dhe mbështetja që u fal shokëve të ekipit e ka ngritur kaq lart grupin e Tuchelit”, deklaroi Matheus. /Telegrafi/