Telegrafi

Legjenda angleze e quan Pepen “penis” (Foto)

Në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve ka pasur reagime të shumëllojshme.

Një prej të tillëve ishte edhe legjendari anglez, Gary Lineker, i cili tash punon si analist në Sky Sports.

Lineker si zakonisht në mënyrë kontraverse ka komentuar atë që ndodhi në finalen e Ligës së Kampionëve.

Në dy momente Pepe bëri simulime flagrante kinse u godit fuqishëm nga lojtarët e Atleticos në fytyrë dhe kjo jo vetëm për gjyqtarin, por edhe për publikun ishte irrituese.

Lineker në dy postime të ndara në rrjetin social Tëitter ka goditur keq Pepen, shkruan Telegrafi.

“Pepe është një penis”, shkroi së pari Gary Lineker.

Pas një simulimi tjetër të Pepes, sërish Lineker goditi keq.

“Pepe është penis i madh”, shtoi ai.

Këto pohime të Gary Lineker sigurisht se nuk i kanë pëlqyer Pepes, apo ky i fundit s’ka pasur kohë t’i lexojë sepse ishte i zënë duke festuar triumfin. /Telegrafi/