Sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, një debat i ashpër shpërtheu mes G Banit dhe Gjestit.
Reperi nuk i kurseu akuzat dhe ironitë ndaj konkurrentit tjetër.
Gjithçka nisi kur G Bani rikujtoi një histori që Gjesti e kishte ndarë më herët në television, teksa tregonte për ish-të dashurën.
Ai kishte rrëfyer se, në një periudhë të vështirë financiare, e dashura e tij e kishte mbajtur me para atë edhe shokët e tij.
Pa u kursyer, G Bani e përdori këtë detaj për ta sulmuar Gjestin në mes të debatit: “Shko te shoqja jote, thuaji ta përdora emrin! Ik, thuaji që të ndihmoi të fitosh çmimin e parë! Legen mashkull, të mbajti femra! Gjashtë meshkuj me ju mbajtë një femër, legen”.
Gjesti u përpoq të mbrohej, duke e kundërshtuar: “Legen? E ti çfarë je?”.
Por G Bani nuk u tërhoq: “Unë jam ky që jam, por si ti s’jam”.
Më tutje ai thotë: “Shko gjej naj vajzë me të mbajtë, me të la e me të shpërla”.
Përplasja mes dy banorëve u tensionua dhe u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, me fansat e spektaklit që ndanë mendime të ndryshme mbi debatit e tyre. /Telegrafi/