Telegrafi

Leganes 2-2 Real Madrid, notat e lojtarëve

Sergio Ramos dhe Isco (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Real Madridi ka barazuar në udhëtim te Leganes me rezultatr 2-2 në ndeshjen e fundit të sezonit 2019/20 në La Liga.

Ekipi i Zinedine Zidane e ka mbyllur me barazim sezonin në La Liga, pasi nuk kishte motiv për fitore pas shpalljes kampion një gjiro para fundit.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Bryan Gil (45+) dhe Roger Assale (79’) për vendasit, ndërsa Sergio Ramos (9’) dhe Marco Asensio (52’) për mysafirët.

Lexo po ashtu Real Madridi e mbyll sezonin me barazim dhe dërgon Leganes në La Liga 2

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori i Realit, Isco, i cili pas dy asistimeve të bëra u vlerësua me notë 8.4.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin e vendasve, Ivan Cuellar që u notua me 6.0.

Leganes:

Real Madrid:

/Telegrafi/