Telegrafi

Leeds United bllokon Alioskin, ishte në bisedime me Galatasarayn

Mediat nga Turqia shkruajnë se Leeds United ka bllokuar Ezgjan Alioskin që të largohet nga klubi këtë muaj.

Sipas Haberturk, 28-vjeçari ishte një shënjestër të Galatasaray, por Marcelo Bielsa personalisht ndërhyri për ta parandaluar atë të bënte lëvizjen këtë muaj drejt kampionatit turk.

Megjithatë, nëse një marrëveshje e re mes shqiptarit dhe Leedsit, nuk dihet se a do të nënshkruhet.

Ai mbetet pa kontratë në verë dhe mediat shkruajnë që bisedimet ishin hapur tashmë midis përfaqësuesve të lojtarit dhe klubit turk.

Alioski ka qenë një lojtar i rregullt i Bielsas në formacion këtë sezon, duke luajtur në 17 ndeshje në Ligën Premier, 14 prej tyre si startues.

Duke parë që trajner i tij e do aq shumë dhe e fut shpesh në lojë, Leeds do t’i ofrojë një rinovim për të mos e lënë të largohet nga “Elland Road”. /Telegrafi/