Arsenali ka fituar me rezultat të thellë 4-1 në udhëtim te Leeds United në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Ligën Premier.
Topçinjtë kanë vazhduar me formë të lartë në kampionat duke marrë edhe fitoren e tretë radhazi dhe duke betonuar përkohësisht pozitën e katërt.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Raphinha (75’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Gabriel Martinelli (16’, 28’), Bukayo Saka (42’) dhe Emile Smith-Rowe (84’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi anësor brazilian, Martinelli, i cili pas dy golave të shënuar u notua me 8.6.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin vendas, Robin Koch që u vlerësua me notë 6.0.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili ishte njëri nga më të mirët e takimit me notë 7.9.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/