Telegrafi

Leeds arrin marrëveshje me Barcelonën për transferimin e Firpos

Leeds United raportohet se ka arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e Junior Firpos.

Lojtari nuk është në planet e skuadrës katalunase dhe në këtë verë do të shitet.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, marrëveshja mes të dyja klubeve është arritur, derisa ka mbetur akordi vetëm me lojtarin.

Në bazë të raportimit të gazetarit, Leeds do të paguajë te Barcelona 15 milionë euro plus bonuset.

Në garë është po ashtu edhe Milani, që kërkon huazimin e lojtarit me të drejt blerje, por Blaugranasit duan vetëm shitjen e tij.

Kështu, Leeds është tani favoritë për transferimin e Firpos dhe në këtë javë pritet të kompletohet marrëveshja. /Telegrafi/