Site icon Telegrafi

Lewandowski krijon dramë në fund, Barcelona merr tri pikë ndaj Celta Vigos

Barcelona ka shënuar fitore krejt në fund si mysafir i Cela Vigos me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 25-të të La Liga.

Katalnasit e nisën më mirë ndeshjen, duke rrezikuar të parët me Lamine Yamal në minutën e 10-të, por pa sukses.

Goli erdhi në minutën e fundit të pjesës së parë, ku Lamine Yamal pasoi te Robert Lewandowski i cili me një goditje të bukur shënoi për 1-0.

Por me të filluar pjesa e dytë, Celta Vigo arriti të barazojë shifrat, me një gjuajtje të Iago Aspas që u devijua nga mbrojtja për të përfunduar në rrjetë për 1-1.

Pas barazimit, Barcelona kërkonte fitore, por edhe Celta Vigo nuk qëndronte prapa, duke rrezikuar disa herë.

Krejt në kohën shtesë, Barcelona fitoi penallti me Lamine Yamal, i cili u rrëzua në zonë nga një mbrojtës kundërshtar.

Robert Lewandowski gjuajti fillimisht, por Vicente Guaita priti, ndërsa kishte dal më herët nga vija e portës.

https://twitter.com/centregoals/status/1758936545653117035

Penaltia u përsërit dhe Lewandowski herën e dytë shënoi për 2-1.

https://twitter.com/centregoals/status/1758936869402976462

Kjo fitore e mban Barcelonën në vendin e tretë me 54 pikë, shtatë me pak se Real Madridi që është lider./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version