Site icon Telegrafi

Ledrit i hedh fansja sutjenat në skenën e HangoverFest, thyen rekordin e verës me paraqitjen në Gjakovë!

Hip hop superylli, Ledri Vula, shfaqi një prej paraqitjeve më të mira të kohëve të fundit në Hangover club të Gjakovës, ku edhe theu rekordin e kësaj vere.

Fillimisht ishte Buta ai që hapi mbrëmjen me hitet e tij që i performoi para publikut.

Kur ishte radha e Ledrit, atmosfera u ndez edhe më shumë, por në skenë ndodhi një gjë e pazakontë.

Atij një fanse i zhveshi sutjenat dhe ja hodhi në skenë në momentin që filloi performancën, duke e ndërprerë atë në një moment.

I befasuar, reperi i mori ato dhe i largoi nga skena, duke ironizuar me madhësinë e tyre.

Në vazhdim Ledri performoi hitet më të mëdha të tij, si dhe ato të verës, “Princess Diana” e “Merri Merri”.

Ishte kjo mbrëmja rekord e kësaj vere në Hangover club dhe ndoshta rekord në përgjithësi, të cilin edhe e mban Ledri me Era Istrefin të cilët para dy vitesh grumbulluan afro gjashtë mijë adhurues.

Reperi vazhdoi mbrëmjen në Gjilan, kurse turneun vazhdon edhe në destinacione tjera.

Ndërkaq, HangoverFest në Hangover club vazhdon me performancën e Taynas, e cila për herë të parë debuton në këtë skenë bahkë me Kiddan dhe S4mmin. /Telegrafi/

Exit mobile version