Telegrafi

Ledri xhiroi një klip në Greqi të cilin nuk do ta publikojë

Foto: Ledri Vula/Instagram

Ledri Vula është emri i momentit dhe ai sigurohet që gjithnjë të jetë një prej emrave më të diskutuar.

Publikoi plot tri këngë për këtë verë dhe u mendua se do të lansojë edhe një projekt solo.

Në fakt, ai e ka gati projektin dhe e ka xhiruar klipin në Greqi, por si duket ai nuk do ta lansojë klipin tani.

“Është një projekt shumë pozitiv, por se di… ndoshta nuk do ta publikoj”, ka thënë Ledri për Prive.

Duket se Ledri është tërhequr nga publikimi i këtij projekti pasi që po sheh se edhe këngëtarët tjerë nuk publikojnë aq shumë projekte.

Sipas reperit, është radha që të tjerë antarë të studios Redbox të lansojnë klipe të reja si Gjiko, Buta, Lumi B e të tjerë reperë.

Ledri këtë verë lansoi këngët “Mike”, “Princess Diana” dhe “Merri Merri” të tri këto projekte hite. /Telegrafi/