Ikona e hiphopit shqiptar, Ledri Vula, ka ndarë një urim të veçantë për Dukagjin Lipën, babain e këngëtares me famë botërore Dua Lipa, me rastin e ditëlindjes së tij.
Përmes një postimi në Instastory, Ledri ka publikuar një fotografi të realizuar gjatë festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë, ku shfaqet së bashku me Dukagjin Lipën dhe menaxherin Faton Shoshi.
“Më shumë jetë” – shkruan reperi në mbishkrimin e fotos, duke i uruar jetë të gjatë dhe shëndet Dukagjin Lipës, i cili është një figurë e rëndësishme në industrinë muzikore shqiptare dhe bashkëthemelues i Sunny Hill Festival.
Ky gjest ka marrë vëmendjen e ndjekësve, të cilët e kanë vlerësuar raportin e ngushtë që Ledri ka me Dukagjinin dhe rëndësinë që ai i jep marrëdhënieve me njerëzit që kanë kontribuar në skenën muzikore shqiptare.
Ky urim vjen si një dëshmi e respektit dhe miqësisë mes tyre, duke reflektuar lidhjet e forta mes artistëve dhe figurave kyçe të muzikës shqiptare.
Ledri dhe Dukagjini kanë bashkëpunuar shpesh në kuadër të festivalit Sunny Hill, një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në rajon, ku Ledri ka qenë gjithmonë një nga emrat më të pritur nga publiku. /Telegrafi/