Telegrafi

Ledri Vula tregon se çfarë studenti ka qenë, zbulon notën mesatare gjatë studimeve

Foto: Ledri Vula/Instagram

Reperi i njohur, Ledri Vula, ngjall gjithnjë interes te publiku kur në pyetje është jeta e tij private.

Së fundmi, i ftuar në “Top Show Magazine”, reperi ka rrëfyer detaje nga jeta e tij studentore.

Ai ka treguar se gjatë viteve 2012-2014 sa kishte pauzuar në muzikë, iu ishte përkushtuar studimeve për regji në Universitetin e Prishtinës.

Duke pasur mbështetje edhe nga i ati i cili gëzon të njëjtin profesion, Ledri arriti të diplomojë në këtë degë, duke u bërë kështu edhe me një profesion tjetër.

I pyetur se çfarë studenti ka qenë, Ledri ka treguar se ka qenë një student mjaft shembullor, ndërsa nuk ka hezituar që të zbulojë edhe mesataren e tij gjatë studimeve.

Lexo po ashtu Ledri Vula shfaqet energjik në palestër teksa ushtron boks

“9.6 nga 10-të”, ka thënë ndër të tjerash Vula, duke treguar se nuk e kujton me saktësi mestaren. /Telegrafi/