Reperi i njohur, Ledri Vula, ngjall gjithnjë interes te publiku kur në pyetje është jeta e tij private.
Së fundmi, i ftuar në “Top Show Magazine”, reperi ka rrëfyer detaje nga jeta e tij studentore.
Ai ka treguar se gjatë viteve 2012-2014 sa kishte pauzuar në muzikë, iu ishte përkushtuar studimeve për regji në Universitetin e Prishtinës.
Duke pasur mbështetje edhe nga i ati i cili gëzon të njëjtin profesion, Ledri arriti të diplomojë në këtë degë, duke u bërë kështu edhe me një profesion tjetër.
I pyetur se çfarë studenti ka qenë, Ledri ka treguar se ka qenë një student mjaft shembullor, ndërsa nuk ka hezituar që të zbulojë edhe mesataren e tij gjatë studimeve.
“9.6 nga 10-të”, ka thënë ndër të tjerash Vula, duke treguar se nuk e kujton me saktësi mestaren. /Telegrafi/