Reperi i njohur i skenës shqiptare, Ledri Vula, duket se po përgatitet për një projekt të ri muzikor.
Këtë e bëri të ditur me anë të një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.
“Do të gjuajmë me hite sivjet. Po të tregoj”, ka qenë përshkrimi i një imazhi të shpërndarë me fansat në InstaStory.
I njëjti po rikthehet pas një kohe, marrë parasysh që të fundit këngë e lansoi në dhjetor të vitit që lamë pas.
“Sot Sot Sot” e publikuar më 25 dhjetor deri më tani ka marrë mbi dy milionë klikime në YouTube.
Për projektin e ri nuk ka zbuluar më shumë detaje, por fansat janë kureshtarë të shohin se çfarë do të sjell kësaj radhe.
Krahas muzikës, Ledri po shijon kohën me familjen dhe këto ditë ka qenë me pushime në Dubai. /Telegrafi/