“U harrum” është kënga që reperi Ledri Vula solli muajin e kaluar, një këngë e shndërruar në hit e cila ka grumbulluar miliona klikime në YouTube.
Por, ky nuk do të jetë projekti i vetëm i reperit për këtë verë, pasi pritet që shumë shpejt ai të sjell sërish diçka të re.
Burime të Telegrafit mësojnë se reperi po planifikon plasimin e këngës së re këtë të diele, me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Pritet që ky prodhim muzikor si shumë të tjerë nga reperi, do të jetë prodhim i studios muzikore “RedBox Entertainment”. /Telegrafi/