Hip hop superylli, Ledri Vula, është shfaqur me dukje të re.
Ai ka kohë që ka shfaqur tendencë për të ndryshuar dukjen e tij.
Pak ditë pasi lansoi këngën e re në bashkëpunim me Noizyn, Ledri Vula është shfaqur edhe me flokë ndryshe.
Këngëtari shfaqet me flokë të shpupurisura dhe duket mjaft interesant.
Superylli i hip hopit ka publikuar së fundmi projektin e ri me Noizyn, “Dje & Sot” që është pritur shumë mirë nga publiku.
Ndryshe, reperi vazhdon të jetë ‘single’ përkundër spekulimeve për jetën e tij private.
Hip hop ylli do të publikojë edhe një varg projektesh deri në janar të këtij viti. /Telegrafi/