Telegrafi

Ledri Vula sjell projektin e ri “Piano Rap”

Foto: Ledri Vula/Instagram

Reperi i njohur i skenës, Ledri Vula, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, “Piano Rap”

‘Beat’-i i kësaj kënge është realizuar nga Butrint Buçinca dhe Duja, gjersa për tekstin është kujdesur vet Ledri.

Ndërkohë, incizimi është bërë në studion e Red Box Entertainment.

Klipi i këngës është mjaft i veçantë dhe sjell protagonistë të ndryshëm, dhe i është besuar regjisores Elena Kelmendi.

Ajo çfarë e bën më të veçantë klipin e kësaj kënge është se “Piano Rap” është ndër klipet e para shqiptare të realizuara në 360 shkallë.

Është përfolur se reperi është në përgatitje e sipër të një albumi, dhe “Piano Rap” duket të jetë ndër këngët e para të këtij projekti më madhor. /Telegrafi/