Ai ditën e djeshme (e shtunë) ka prezantuar projektin e ri muzikor të quajtur “Uma Love”.
Bëhet fjalë për reperin Ledri Vula, i cili për këtë këngë bashkoi forcat me artistët e tjerë: Lumi B dhe NUK.
Derisa akoma nuk janë bërë 24 orë nga lansimi i këtij projekti, 36-vjeçari ka shpërndarë disa skena interesante nga xhirimet e klipit të ri.
E një së fundmi e ka shpërndarë në rrjete sociale, ku shihet i kthyer mbrapsht nëpër disa shkallë teksa ia mban këmbët një bashkëpunëtor.
Megjithëse në videoklipe nuk duket realiteti, kjo tregon më së miri se çfarë nuk mund të bëhet për vetëm një sekuencë të shkurtër.
“Ledri në të kuqe”, shtoi ai duke qenë se zgjodhi një kostum të kuq për një pjesë të këngës.
“Uma Love” për kaq orë ka grumbulluar mbi 600 mijë klikime në YouTube. /Telegrafi/