Telegrafi

Ledri Vula sjell fotografi nga pushimet luksoze në Maldive

Foto: Ledri Vula/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

Ai ka zgjedhur ishujt Maldive për të shijuar diellin e ngrohtë dhe plazhin në fillim të janarit.

Foto: Ledri Vula/InstaStory

Reperi ndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa fotografi nga pushimet, duke treguar çastet e këndshme që po kalon atje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Drejtuar për në shtëpi”, shkroi Ledri në mbishkrimin e fotografisë, duke treguar se tashmë i ka mbaruar pushimet dhe po kthehet në shtëpi.

I njëjti nuk ka zbuluar se nga kush është shoqëruar në këtë udhëtim – çka ka bërë fansat të aludojnë se ka qenë e dashura e tij.

Në po të njëjtin vend për pushime së fundmi kanë qenë edhe çifti Fejzullahu bashkë me fëmijët e tyre. /Telegrafi/