Reperi i njohur Ledri Vula verën e ka pasur një sezonë të ngjeshur me koncerte dhe punë për projektet e reja.
Tani pas përfundimit të sezonës, ai duket se po shijon disa ditë të mira pushimi në stinën e artë, atë të vjeshtës.
Ledri vazhdon të mbetet ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e tij.
Së fundmi, reperi ka publikuar një fotografi mjaft interesante në rrjetin social Instagram.
Ai shfaqet i veshur me kostum të zi në veturën e tij, teka në mbishkrimin e fotografisë shkruan “zyrtar i lartë aty”.
Kjo mund të tingëllojë si një ‘shkelje syri’ drejt politikës, por me siguri çdo ka qenë për shkak, pasi Vula nuk ka treguar ndonjëherë interes për këtë fushë. /Telegrafi/