Site icon Telegrafi

Ledri Vula shprehet krenar që një qendër rinore në Vushtrri mori emrin e gjyshërve të tij

Një qendër rinore e përuruar ditën e së enjtes në Vushtrri, ka marrë emrin e gjyshërve të reperit shqiptar, Ledri Vula, “Naxhije dhe Fahri Buçinca” në nder të kontributit të tyre të dhënë ndër vite.

Në inaugurimin e saj, prezent ishte edhe vet reperi Ledri Vula, i cili ka marrë pjesë në prerjen e shiritit.

“Është një krenari shumë e madhe për mua dhe të gjithë qytetin që emërtojmë këtë qendër duke vënë emrin e dy kolosëve të qytetit tonë të cilët dhanë shumë për edukimin e brezave të ri, zonjës Naxhije Buçinca dhe zotëri Fahri Buçinca, dhe dua t’i falënderoj në emrin tim dhe të gjithë qytetarëve për krejt kontributin që kanë dhënë” u shpreh kryetari i Vushtrrisë.

Ndërkohë, Ledri publikoi një video nga ngjarja e sotme, duke treguar se ndjehet tejet krenar me të arriturat e gjyshërve të tij.

“Shumë krenar me gjyshin dhe gjyshen”, kanë qenë fjalët e tij, ndërsa ka marrë përgëzime të shumta nga fansat.

Ledri përndryshe vazhdon të jetë shumë aktiv në muzikë me koncerte e mbrëmje të shumta muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version