Site icon Telegrafi

Ledri Vula shfaqet energjik në palestër teksa ushtron boks

Foto: Ledri Vula/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, vazhdon të mbetet një prej emrave më të ndjekur në rrjetet sociale.

Ai shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, Vula ka vendosur që të publikojë për fansat një video nga ushtrimet e tij në palestër, ku ka treguar ndër të tjerash mënyrën se si ushtron boks.

I njëjti ka marrë komplimente të shumta nga fansat për fizikun e tij dhe energjinë me të cilën nis aktivitetin e tij të përditshëm.

Ledri përndryshe ka qenë mjaft aktiv edhe në muzikë, teksa vetëm pak kohë më parë ka publikuar bashkëpunimin “That’s mine” me reperin Gashi, që është pritur mirë nga fansat. /Telegrafi/

Exit mobile version