Telegrafi

Ledri Vula pyetet nga ’20 minuten’ lidhur me akuzat me të cilat u përball Loredana: Ky lajm nuk na prezanton neve si popull

Loredana Zefi (Foto Ridvan Slivova/Telegrafi)

Reperi shqiptar, Ledri Vula, së fundmi ka dhënë një intervistë për gazetën zvicerane 20 minuten.

Në këtë intervistë, muzikanti ka folur për performancën e tij në një nga festivalet më të mëdha në Zvicër “Alba Festival”, dashurinë për Zvicrën si dhe akuzat ndaj këngëtares Loredana Zefi.

Meqë jemi te kjo e fundit, reperja  muajve të fundit ka qenë temë diskutimi në mediat gjithandej, pasi ishte akuzuar nga një çift zviceran për vënie në lajthitje, kërcënim dhe zhvatje të parave deri në 900 mijë franga zvicerane.

Loredana Zefi (Foto Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Kam dëgjuar për këto lajme kanë bërë bujë edhe te ne, askush nuk gëzohet për lajme të tilla. Është shumë artiste e talentuar dhe shumë e mirë, ky lajm nuk na prezanton neve si popull”, ka thënë Vula për reperen.

Për rastin e Loredanës, nuk është i vetmi Ledri që është pyetur pasi edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, javë më parë ishte pyetur nga mediat zvicerane se çfarë mendon rreth kësaj teme.

Gjithashtu, lidhur me këtë temë Loredana ka nisur procedura gjyqësore, teksa ka angazhuar avokatin e njohur kosovar, Tomë Gashi. /Telegrafi/