Telegrafi

Ledri Vula publikon me videoklip këngën “Paparazzi”

Reperi i njohur, Ledri Vula ka ardhur me një tjetër projekt muzikor.

Rap-artisti ka publikuar këngën me titullin “Paparazzi”, të shoqëruar me videoklip.

Projekti i kompletuar edhe me klip është pjesë e albumi të tij të fundit “1 Goat për ty” dhe tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube.

Foto: Screenshot/YouTube

Theksojmë që Vula solli në maj të këtij viti albumi e ri me gjithsej 14 këngë dhe disa prej tyre i realizoi edhe me videoklip.

Ndërsa, krahas projekteve të reja ai mbetet i angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ledri Vula

Ledri ishte gjithashtu në prej artistëve që performoi në koncertin madhështor të Capital T “Time Capsule II”, që u mbajt pak ditë më parë në Prishtinë. /Telegrafi/