Telegrafi

Ledri Vula publikon video nga prapaskenat e xhirimeve të klipit të ri duke bërë shqiponjën në Brazil

Ledri Vula (Foto: YouTube)

Reperi i popullarizuar, Ledri Vula, ditë më parë ka lansuar projektin e ri muzikor “Rio”. Ky projekt vjen i finalizuar edhe me videoklip, të cilin e ka bërë në Rio de Janeiro të Brazilit.

Së fundmi, artisti e ka shpërndarë një video në llogarinë e tij personale në Instagram, nga prapaskenat e xhirimeve të këtij klipi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ledri Vula

“Shqiponja në Rio”, ka shkruar reperi në përshkrimin e xhirimit të postuar në rrjetet sociale.

Kjo këngë e Ledrit u mirëprit nga fansat e tij dhe në platformën YouTube ka arritur të mbledhë afro një milion klikime vetëm për një ditë.

Përndryshe, reperi edhe këtë verë do jetë mjaft aktiv dhe i angazhuar si në projekte e po ashtu edhe në koncerte të ndryshme. /Telegrafi/