Telegrafi

Ledri Vula publikon një video të shkurtër të klipit për Princeshën Diana

Duket se aludimi i Ledri Vulës ditë më parë për një “Dianë” të mundshme në jetën e tij, është i vërtetë.

Por, jo sa i përket jetës private, ashtu si menduan fansat se ai tash ka të dashur.

Në fakt, këngëtari së bashku me reperin Lyrical Son do të sjellin këngën më të re për publikun shqiptar gjatë ditë së nesërme.

Prishtinasi ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke kënduar Vula.

Duket se projekti është në fazën e xhirimit të klipit, për atë që duket se do jetë dedikim për Princeshën Diana 20 vjet pasi ajo vdiq në një aksident në Paris.

Ky projekt vjen pak ditë pasi Princi Harry i dha fund beqarisë me Meghan Markle, ish-aktoren e cila bëri bujë në shtëpinë mbretërore, ashtu siç bëri Diana, me stilin e jetës së saj ekstravagant.

Ndryshe, dyshja ndaras do të sjellin këngë të tjera gjatë vitit në vijim. /Telegrafi/