Telegrafi

Ledri Vula publikon në YouTube të gjitha këngët e albumit të ri “10/10”

Ledri Vula (Foto: Instagram)

Reperi i popullarizuar shqiptar, Ledri Vula, në mars nisi lansimin e projekteve të tij muzikore nga albumi i ri “10/10”.

Ashtu siç edhe mban titullin, albumi përfshin gjithsej 10 këngë në mesin e të cilave janë edhe disa bashkëpunime me artistë të njohur të skenës shqiptare.

Krijuesi i hitit “Princess Diana” mbrëmë (e mërkurë) lansoi të gjitha këngët e albumit në kanalin YouTube.

“History”, “Mos harro me marrë frymë”, “Represent” në bashkëpunim me Lumi B, DJ Flow dhe BigBang, “Bizzy Bizzy” në duet me Gjikon, “Luj mas teje”, “IDK” dhe “Kanye” janë këngët që u prezantuan për publikun dhe admiruesit e muzikës së tij.

Çdo projekt ka veçantinë e tij dhe është kuruar deri në detaje nga Ledri, i cili deri më tani numëron hite të shumta në estradë.

Përveç në YouTube, këngët janë publikuar edhe në platforma të tjera përfshirë, Spotify, Apple Music, iTunes, Deezer, TIDAL dhe Amazon Music.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërkohë, të gjitha këto projekte janë punuar në shtëpinë e hiteve, REDBox Entertainment, nga producenti i njohur BigBang.

“Albumi 10/10 sonte del komplet në YouTube. Këtë album ia kam pasur borxh fansave, dostave, vetes edhe vet muzikës që bëj. Situata nëpër të cilën po kalojmë nuk ka na lënë të realizojmë ashtu si kemi menduar, por çdo gjë e ka të mirën dhe të keqen e vet. E mirë se albumi megjithatë ka arritur të dalë dhe më e keqja nuk kam mundur të ndaj personalisht me publikun me koncerte. Por ajo kohë po vjen kismet. E me kismet po vijnë edhe projekte të reja. Faleminderit të gjithë atyre që janë pjesë e këtij projekti. Gjithashtu faleminderit të gjithëve për përkrahjen dhe komentet e mira”, kanë qenë fjalët e Ledrit në një postim të ndarë në Instagram.

Më poshtë ua sjellim komplet albumin “10/10” nga Ledri Vula:

/Telegrafi/