Rap-artisti i njohur shqiptar, Ledri Vula, ditën e sotme (e premte) ka prezantuar projektin e ri muzikor.
“Monaco” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga vet këngëtari në bashkëpunim me Mumën, kurse për producimin u përkujdes Cricket.
Videoja i është besuar Supercut Studio me skena provokuese në mes të 35-vjeçarit dhe protagonistes në videoklip.
Tashmë të plotë këngën mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Vulës.
Besohet që kjo këngë ritmike e Ledrit do të pëlqehet nga publiku e fansat pikërisht e realizuar për kohën e verës.
I njëjti këto ditë paralajmëroi edhe një bashkëpunim me reperin Lluni. /Telegrafi/