Yje të shumtë të skenës ishin pjesë e ndeshjes bamirëse të njohur si ‘Loja e Yjeve’ që u zhvillua të shtunën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Futbollistët shqiptarë me karrierë ndërkombëtare, Granit Xhaka dhe Milot Rashica, me skuadrat e tyre u vunë përballë njëri-tjetrit.
Ndeshja përfundoi baras, 4-4, por pari spektakël dhe të pranishmit u kënaqën me atë që panë në fushë.
Njëri prej yjeve të muzikës që ishte pjesë e këtij evenimenti ka qenë edhe autori i shumë hiteve, Ledri Vula.
Ky i fundit, ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet në një nga momentet e lojës duke udhëhequr me topin.
Në mbishkrimin e fotografisë, reperi shkruan me satirë se po merr ofertë nga një prej klubeve më të mëdha në botë siç është Real Madridi, teksa vetëm pak më poshtë shkruan se mund të ndodhte po të dinte të luante futboll.
“Po më kërkojnë Reali, veç edhe me ditë me lujt”, kanë qenë fjalët e reperit në mbishkrimin e kësaj fotografie. /Telegrafi/