Telegrafi

Ledri Vula prezanton gjyshin e tij me kapelen “TTZ” (Foto/Video)

Reperi i njohur Ledri Vula javën e kaluar publikoi projektin e tij më të ri muzikor me titull “TTZ”.

“Tona t’zezat” u prit shumë mirë nga publiku shqiptar, teksa suksesin e ka dëshmuar edhe përmes klikimeve të arritura në kanalin YouTube.

Kjo këngë, e cila është ndër trendet e momentit, ka ndikuar që edhe në rrjetet sociale apo veshje të ndryshme, të ketë mbishkrime me tri shkronjat “TTZ”.

Ledri është shumë aktiv në rrjetet sociale, në të cilat shpesh publikon imazhe të ndryshme nga jeta e tij.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, përmes së cilës ka prezantuar gjyshin e tij.

E veçanta e stilit të gjyshit të tij, është se pavarësisht moshës, ai kishte vendosur një kapele mjaft moderne në kokë me mbishkrimin “TTZ”.

Ledri Vula fotografin gjyshin e tij me kapelen “TTZ” në kokë. Burimi i fotos: Instagram

Ndonëse është 83 vjeçar, gjyshi i reperit duket mjaft sportiv. /Telegrafi/