Telegrafi

Ledri Vula po kalon pushimet me të dashurën në Greqi?

Foto: Ledri Vula/InstaStory

Reperi i njohur, Ledri Vula është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Greqi.

Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, duke publikuar disa fotografi nga plazhet e detit Jon.

Lexo po ashtu Ledri Vula nis pushimet, publikon fotografi nga plazhi

Megjithëse nuk e ka zbuluar personin që po e shoqëron në pushime, diçka e dyshimtë paprimtas u publikua.

Ka qenë menaxheri i reperit, Faton Shoshi, ai i cili ka publikuar një fotografi të Ledrit në InstaStory, përmes së cilës ka treguar se në reflektimin e syzeve të Ledrit shfaqet një vajzë.

Megjithëse nuk shihet shumë qartë, Ledri më pas ka hedhur në InstaStory edhe një imazh tjetër, ku shfaqet i rrethuar nga duart e një femre.

Ai ka etiketuar menaxherin e tij, teksa ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë: “Kush janë këto? Hack”, duke bërë kështu shaka kinse Instagrami i tij është ‘hackuar’.

Ndërkohë fansat kanë ngelur shumë të habitur, duke mos kuptuar nëse dyshja në fjalë vërtet po mundohen të zbulojnë të dashurën e Ledrit. /Telegrafi/