Telegrafi

Ledri Vula me parashutë në videon e re (Foto)

Reperi i njohur Ledri Vula është një ndër reperët më të pëlqyer dhe të kërkuar të estradës.

Pak javë më parë ai publikoi bashkëpunimin më të fundit me reperi Lumi B, këngën “Krejt shokt e mi”, e cila është pëlqyer shumë dhe ka marrë miliona klikime në YouTube.

Ndërkohë, përveç muzikës, Ledri është shumë i angazhuar edhe me realizimin e projekteve tjera, si reklamat për kompanitë me të cilat ka kontratë.

Së fundmi, ai ka udhëtuar drejt Bjeshkëve të Rugovës për të realizuar spotin e reklamës më të re të “Princ Caffe”, e cila do të jetë vërtet e veçantë.

Ledri ka ndarë me fansat disa imazhe në rrjetin social SnapChat , ku ka treguar se është lëshuar me parashutë gjatë xhirimeve për reklamën e re, gjë të cilën nuk e ka bërë më parë. /Telegrafi/