Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka nisur përgatitjet për projektin e ri muzikor.
Artisti, i cili në Instagram numëron 1.6 milion ndjekës, bëri të ditur se së shpejti sjell këngën e re.
Ai po ashtu ka vendosur që të ndajë me fansat një pjesë të shkëputur nga klipi, i cili duket të jetë filmuar gjatë pushimeve në Dubai.
“Së shpejti: Don mo”, ka qenë përshkrimi i videos.
Ledri vjen me një paraqitje atraktive ne videon e ndarë, teksa projekti siç shihet është ritmik dhe përkon me stinën e verës.
Reagimet në hapësirën për komente kanë qenë të shumta nga miqtë e ndjekësit që mban në rrjetin e popullarizuar.
Sido që të jetë, nuk është bërë e ditur ndonjë datë e saktë e lansimit të kësaj kënge. /Telegrafi/