Reperi i popullarizuar shqiptar, Ledri Vula, duket se nuk do ta përmbyll vitin 2021 me vetëm kaq këngë.
Ai së fundmi ka njoftuar se po vjen me një tjetër projekt të ri muzikor, të cilin do ta publikojë brenda pak ditësh.
Derisa ka shpërndarë një pjesë nga videoklipi, artisti tregon se “Amerikana” lansohet saktësisht më 16 dhjetor.
“Amerikana 16.12.2021”, ka shkruar ai.
Ndërkaq, komentet në postim ishin të shumta që besuan se edhe ky projekt do të shndërrohet në hit.
“Amerikana” vjen pas “Ça bone”, të cilën e solli rreth dy muaj më parë në bashkëpunim me reperët, Lumi B e Gjiko.
Bashkëpunimi i tyre ka kaluar shifrën e tre milionë klikimeve në platformën YouTube. /Telegrafi/