Telegrafi

Ledri Vula një zhytës perfekt, publikon video interesante nga akrobacitë gjatë zhytjes në det

Foto: Ledri Vula/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi me të dashurën e tij.

Ai dhe Sara kanë zgjedhur bregdetin e Malit të Zi, për të kaluar disa ditë të mira së bashku në stinën më të nxehtë të vitit.

Ledri është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ka ndarë me fansat momentet e këndshme që po kalon me të dashurën në pushime.

Ai gjithashtu ka treguar se di të jetë edhe një zhytës perfekt, teksa këtë e ka vërtetuar përmes videos së fundit të publikuar në rrjetin social Instagram.

Lexo po ashtu Ledri dhe Sara shijojnë pushimet në Ulqin me prindërit e Dua Lipës

Në videon e ndarë me ndjekësit, Ledri shihet duke u hedhur anash në ujë, teksa ka marrë një shikim të pastër nga kamera.

“Përshkruajeni këtë”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e videos, ndërsa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e tij.

Ai dhe Sara përndryshe janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, gjinia e të cilit është vajzë. /Telegrafi/