Reperët e njohur Ledri Vula, MC Kresha dhe Lyrical Son shumë shpejt do të vijnë me një projekt të ri muzikor.
Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur faqja e “Hip hop shqip” në Instagram, të cilët kanë sjellë edhe disa fotografi nga xhirimet e klipit.
Treshja në fjalë shquhen si një ndër emrat më të suksesshëm në zhanrin hip-hop në Kosovë.
Bashkëpunime mes tyre ka pasur edhe më parë, duke kujtuar këtu hitin “Princess Diana” nga Ledri Vula dhe Lyrical Son, i cili u publikua në verën e vitit të kaluar.
Ky projekt i përbashkët do t’i sjell tre reperët në një bashkëpunim ndryshe, që me gjasë do të pritet mirë nga fansat e tyre.
Vet Lyrical Son në një prononcim për Telegrafin, ka zbuluar se në vazhdën e këtij projekti, do të lansohet edhe albumi i shumëpritur i tij dhe MC Kreshës, për të cilin kanë punuar tash e dy vite.
“Në aspektin profesional, si PINT, po presim që këtë vit të sjellim në treg albumin “United States of America” për të cilin kemi punuar shumë fort, mbi dy vite, me producentë e emra të shumtë, dhe ky do të jetë një kurorëzim i madh i punës sonë disa vjeçare”, ka thënë Lyrical Son për Telegrafin.
Përveç projekteve muzikore, tre rap-artistët në fjalë janë shumë të kërkuar edhe nëpër koncerte dhe mbrëmje muzikore të ndryshme. /Telegrafi/