Telegrafi

Ledri Vula lanson projektin e ri “Prek”

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula mbetet aktiv me projekte të ndryshme muzikore dhe një të tillë e ka lansuar edhe së fundmi.

Rap-artisti nga Kosova, ashtu siç kisht njoftuar ka publikuar këngën me titullin “Prek”.

Kënga erdhi e kompletuar edhe nga ana vizuale për të cilën është kujdesur Supercut Studio.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga reperi, masterizimi nga GKG Mastering ndërsa producent i këngës është Rzon.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ledri Vula

“Prek” tashmë gjendet në kanalin zyrtar të reperit në YouTube dhe mbetet të shihet se si do të pritet nga ana e fansave.

Krahas kësaj, Ledri gjithashtu ka njoftuar se është në përgatitje të një albumi të ri. /Telegrafi/