Telegrafi

Ledri Vula lanson klipin e këngës “10/10”

Reperi i skenës shqiptare, Ledri Vula, sapo ka publikuar projektin e ri muzikor nga albumi i tij.

“10/10” mban titullin kjo këngë, derisa e ka sjell të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Tekstin e ka shkruar vet reperi, teksa për ‘beatin’ është përkujdesur Butrint Bucinca dhe Duja.

Ledri Vula (Foto: Instagram)

Për miksimin dhe masterizimin është kujdesur Johan Bejerholm dhe projekti i tërë u punua në shtëpinë e hiteve, REDBOX ENTERTAINMENT.

Lexo po ashtu Në këtë kohë pandemie globale, Ledri Vula vendos ta publikojë albumin e ri

Klipi po ashtu është mjaft i veçantë dhe pjesë e tij është edhe DJ i Ledrit, GRAMOF.

Kënga është lansuar e plotë në YouTube dhe Ledri ka menduar për të gjithë ju në këtë kohë pandemie.

Albumi “10/10” ishte paraparë të publikohet më 10 prill, por Vula ka vendosur ta ndajë me adhuruesit e tij këto ditë.

Ky album u lansua edhe në Spotify, AppleMusic dhe të gjitha platformat e tjera online. /Telegrafi/