Ledri Vula është njëri ndër personazhet e estradës shqiptare që pëlqehet në masë të madhe.
Ai së bashku me partneren e tij, Sara Hoxhën, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, e që do të jetë vajzë.
Në disa postime në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se do të dedikojë një këngë për fëmijën që do të vijë në jetë.
“Si Baba” mban titullin projekti muzikor që u lansua sot në të gjitha rrjetet sociale, e që u prit mjaft mirë nga fansat.
Për instrumentalin e kësaj të fundit është përkujdesur producenti Ertug, kurse tekstin e shkruar vet artisti.
Këngën e ka shoqëruar me një video tekst, ndërsa në fotografinë kryesore gjendet Ledri dhe Sara gjysmë të zhveshur. /Telegrafi/