Ka tash e sa kohë që përflitet për një lidhje të mundshme mes reperit Ledri Vula dhe modeles Sara Hoxha.
Mirëpo dyshjs thuajse në asnjë moment nuk janë shfaqur bashkë në rrjetet sociale, e as nuk kanë komentuar mbi këto aludime.
Së fundmi, ka qenë Ledri ai i cili për herë të parë ka vendosur që të publikojë një fotografi, krah asaj që vazhdimisht në media aludohet si e dashura e tij.
Ai ka ndarë me ndjekësit në Instagram një fotografi, ku shihet nën shtrëngimin e Sarës, ndërsa bën mimika në fytyrë.
Komentet përbri këtij imazhi ka qenë të shumta, shumica prej të cilëve i kanë quajtur dyshen tashmë zyrtarisht çift.
Duket se largësia nga njëri-tjetri për shkak të coronavirusit, i ka bërë dyshen që të ndjejnë shumë mall, të cilin po e shprehin edhe përmes fotografive të përbashkëta në rrjetet sociale. /Telegrafi/