Reperi i njohur i estradës, Ledri Vula feston sot (e shtunë) ditëlindjen e tij të 35-të.
Me këtë rast ai ka pranuar urime të shumta nga miqtë, fansat dhe familjarët e tij.
E teksa po feston 35-vjetorin e ardhjes në jetë, Ledri vendosi që një ditë si kjo ta shënojë ndryshe.
Ai vendosi që të publikojë dy fotografi në rrjetin social Instagram, në njërën prej së cilave shfaqej duke u hedhur përpjetë.
“I ri përgjithmonë, nuk plakem”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e këtyre fotografive, ndërsa ka pranuar urime të shumta nga fansat në hapësirën për komente.
Ledri përndryshe është duke u treguar shumë aktiv gjatë kësaj vere me projekte muzikore, duke publikuar plot tri të tilla.
Fillimisht ai solli këngën e tij të parë solo, “Don Mo”, më pas bashkëpunimin me Majk, “Marr” dhe së fundmi trion me Kidën dhe Butrint Imerin, “Dale” – këngë e cila është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku. /Telegrafi/