Rap-artisti i njohur shqiptar, Ledri Vula, ditën e djeshme (e mërkurë) ka festuar ditëlindjen e 38-të.
Ai ka festuar në këtë përvjetor të lindjes me miqtë e tij të ngushtë në një klub nate në Prishtinë.
Mes tjerash, këngëtari i njohur i estradës ka pozuar krah vëllait të Dua Lipës, Gjin Lipës.
Familja Lipa duket se kanë ardhur në Kosovë pasi edhe pak ditë ka mbetur deri në ngjarjen kulturore më të madhe në vend, Sunny Hill.
Dukagjini, babai i Duas, është njëherësh organizator i këtij festivali që mbahet tash e disa vite.
Edhe këtë vit në Sunny Hill do të jenë emrat më të mëdhenj të muzikës si në tregun ndërkombëtar ashtu edhe vendor.
Ledri u raportua shumë vite më parë se ka qenë në lidhje me artisten Dua Lipa. /Telegrafi/