Site icon Telegrafi

Ledri Vula flet për njohjen me Sarën: Më ka shtyrë takimin një vit

Ledri Vula mbetet ndër artistët më të dashur dhe më të suksesshëm shqiptar.

Por, përveç karrierës ai tashmë është i martuar dhe prej më shumë se një viti edhe baba i një vajze.

Për të folur për fillimet në muzikë, karrierën, projektet dhe jetën private, Ledri së fundmi ishte i ftuar në emisionin “A live night” në Top Channel.

Foto: Sara Hoxha/Instagram

Ndër tjera, krijuesi i shumë hiteve ka rrëfyer edhe për takimin e parë me bashkëshorten e tij, Sara Hoxha.

Ai zbuloi se takimi i parë me të ishte I rastësishëm gjatë një koncerti të tij në Gjermani dhe se Sara nuk e kishte idenë se kush ishte ai.

Foto: Sara Hoxha/Instagram

“Me Sarën jam njoftuar krejt rastësisht në një koncert në Gjermani, ku shoqet e Sarës kanë pasur dëshirë me ardh me më pa, ajo nuk më ka njohtë, i ka ditur këngët por  nuk e ka ditë kush jam, kur kanë ardhur me shoqet me bë foto, mua më ka pëlqyer Sara, ndoshta pse asaj nuk ia ka ndje për mua”, tha Ledri.

Foto: Sara Hoxha/Instagram

“Pastaj kemi fol në Instagram deri sa jemi taku për herë të parë në Shqipëri, na ka mbetur muhabeti, një vit ma ka shtyrë, më ka mundur deri e kam takuar, mënyra se si u bë publike është se na kanë parë njerëzit bashkë, na kanë bërë video dhe janë bërë virale, kam mundur t’i ndali por kam thënë nuk po brengosna, le të i shohin, herët e tjera kur kam patur diçka kështu më ka pengu me e ditë të tjerët, me Sarën jo, sikur ta dija që sot do ishim bashkë. Çka nuk kam unë i ka ajo, çka nuk ka ajo i kam unë, jemi një ekip”, u shpreh tutje reperi.

Lexo po ashtu Ledri Vula konfirmohet si performues në “Sunny Hill Festival 2022”

Ndërkohë, Ledri foli plotë emocion edhe për të bijën, Poem Blu, duke thënë se tashmë çdo gjë ia dedikon asaj.

Foto: Sara Hoxha/Instagram

“Asgjë nuk bëjë më për vete, të gjitha i bëjë për të, çdo gjë që e bëjë sot është për të”, tha reperi.

Ndryshe, kujtojmë që reperi gjatë kësaj periudhe mbetet i angazhuar me projekte të reja dhe koncerte të shumta.

Kënga e fundit e tij është bashkëpunimi me reperin Lluni, “Narcos Albania”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version