Telegrafi

Ledri Vula feston ditëlindjen e 33-të

Foto: Ledri Vula/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e tij të 33-të.

Me këtë rast, të shumta kanë qenë urimet për reperin nga ana e fansave, miqve dhe familjarëve të tij.

Ai vendosi që në këtë ditë të publikojë në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet në një jaht me detin në prapavijë.

“33”, ka shkruar Ledri në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë të ditur kështu vitet që i mbushi sot.

Përndryshe, pak ditë më parë ai ka publikuar këngën e tij më të fundit “MEM”, e cila është pritur mirë nga publiku.

Ledri ndërkohë vazhdon të jetë shumë i angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore të ndryshme, duke qenë tash e sa vite ndër emrat më në trend të estradës. /Telegrafi/