Telegrafi

Ledri Vula dhe Yll Limani të ftuar special sonte në Big Brother VIP

Spektakli Big Brother VIP është kthye ndër më të komentuarit në mediat rozë, me ngjarje interesante dhe të papritura që ndodhin herë pas here.

Ndërsa, edhe banorët brenda shtëpisë komentohen për secilin veprim dhe deklaratë që bëjnë.

Edhe sonte spektakli si së premtes janë përgatitur surpriza të ndryshme, dhe në mesin e tyre ishte edhe pjesëmarrja e dy artistëve të njohur nga Kosova, Ledri Vula dhe Yll Limani.

Foto: Top Channel

Reperi dhe këngëtari për dallim nga të ftuarit e tjerë ata kanë qëndruar në studio për të dhënë mendimet e tyre rreth situatave dhe banorëve në Big Brother VIP.

Lexo po ashtu Vazhdojnë debatet e ashpra mes Ilirit dhe Einxhel edhe gjatë transmetimit ‘live’

Të pyetur nga prezantuesja e emisionit, Arbana Osmani, ata kanë treguar se e shikojnë Big Brother VIP, madje edhe kanë disa të preferuar brenda shtëpisë.

Ndërkohë, Ylli ka performauar njërën nga këngët e albumit të tij të fundit EP “Lshoja zanin”

Teksa, Ledri është futur në shtëpinë e BBV dhe ka takuar dy miqtë e tij DJ Dagz dhe DJ PM. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.